Ndeshja Dinamo City-Teuta, e prapambetur nga java e 27-të e kampionatit, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 18:00.
Ky është vendimi që kanë marrë drejtuesit e klubit blu për këtë ndeshje të rëndësishme, në mënyrë që skuadra të ketë mbështetje më të madhe nga tifozët e saj. Konfirmimi ka ardhur edhe nga FSHF.
Nëse Dinamo City e fiton këtë ndeshje, futet në 4-shen e parë të renditjes dhe shton shanset e saj për të shkuar në “Final 4”. Aktualisht skuadra jonë mban vendin e 6-të, me 39 pikë, po aq sa ka edhe Tirana dhe vetëm 1 pikë pas Skënderbeut të vendit të 4-t.